Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug? Vllaznia bëri një tjetër hap fals në kampionatin shqiptar të futbollit në një sezon që e ka nisur si protagoniste dhe po kryeson me meritë, por po humbet pikë rrugës që mund të rezultojnë fatale për titullin. Shkodranët u ndalën këtë radhë në transfertën e Korcës ndaj Skënderbeut, duke lënë dy pikë që ndikojnë jo pak.
Skuadra e trajnerit Memelli me objektivin e mbijetesës, i kishte idetë e qarta dhe ofensiva prodhoi avantazhin e vendasve që në minutën e 8. Goditja e bukur e Dovuna coi sferën në rrjetën e kryesuesve dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Në fraksionin e dytë, Vllaznia me asgjë për të humbur, provoi me të gjitha mënyrat për të përmbysur ndeshjen, pro ia doli përgjysmë, e madje dhe për këtë, pati nevojën e një penalltie. Braziliani Da Silva mori një 11 metërsh në limitin e një ore lojë dhe nga pika e bardhë Dilaver coi sfidën në 1-1 ndërsa shifrat nuk ndryshuan më. në 5 ndeshjet e fundit, Vllaznia e trajnerit Brdariç ka marrë vetëm 1 fitore.
Partizani rihapi garën për titullin kampion në futbollin shqiptar pas triumfit të vështirë por të merituar 2-1 ndaj Kukësit. Në një transfertë neutrale për të dy ekipet në impiantin Elbasan Arena, kryeqytetasit u imponuan minimalisht ndaj verilindorëve, e tani e ndjejnë kreun më pranë.
Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në të dytin, Çinari gjeti rrugën e rrjetës me një goditje të bukur fluturimthi, në një pozicion në rrëshqitje pranë pikës së penalltisë. Demiri iu afrua barazimit por traversa i mohoi Kukësit golin ndërsa në finale, sfida mori përmasa sa komike aq edhe të çuditshme. Murataj shënoi për partizanin duke mos respektuar dëmtimin e mëparshëm të Taipit por polemikat dhe kontestimet zgjatën pak. Demat e kuq rivendosën nderin në vend duke hapur portën e duke lejuar rrjetën e Kukësit me Limajn, por vetëm kaq pasi fituan 2-1 dhe tani kreu është 4 pikë larg.
Top Channel