Martesa e Palieterit me Marieken, në tablonë rurale të flandrës së dominuar nga zymtësia e kohës dhe dëshpërimi, shënohet si ngjarje që solli hare dhe lumturi njëherësh.

Atmosfera e festës e bazuar kryesisht mbi motivet e folklorit, bëhet edhe me e zjarrtë nga lojrat, këngët dhe
puthjet.
Romani “Palieteri” është një simfoni pa mbarim alegorie, është një atmosferë emocionale si një ëndërr e magjishme që nuk lidhet as me kohën dhe as me vendin. Ndryshe nga Hamleti, kushëriri i tij mendimtar, djaloshi Palieter nuk është as mistik dhe as fantazist.

Ai e fiton pjekurinë bashkë me buzëqeshjet e botës, jo nëpërmjet ngërdheshjeve servile, por me realizmin dhe mirësinë që buron nga shpirti i një njeriu të lirë, edhe pse me xhepat e boshatisur, e ka kuptuar se zogjtë këndojnë njëlloj si për të kamurit ashtu edhe për të vobektët. Klima e zymtë e veprave të Felix Timmermans-it, i cili debutoi si shkrimtar dhe artist në dhjetëvjeçarin e parë të nëntëqindës, janë preludi i atmosferës së Luftës së Parë Botërore.

Për autorin

Felix Timmermans (1886-1947) lindi dhe vdiq në Riel, Belgjikë, në moshën 61 vjeçare. Është një nga autorët më të rëndësishëm në historinë e letërsisë dhe artit të Flandrës. Romani “Palieteri”, vepra më e njohur e tij, është botuar për herë të parë në vitin 1916 dhe vazhdon të ribotohet edhe sot.

Timmermans ishte shkrimtar, piktor dhe biograf. Timmermans, i nominuar tre herë për Çmimit Nobel për Letërsinë dhe “Palieteri”, vepra më e rëndësishme e tij e konsideruar si një himn për jetën, janë simbolet e qytetit të Lierit, në Belgjikë. Përveç shumë romaneve, tregimeve të shkurtra dhe poezive, Timmermans shkroi përralla, shënime udhëtimi, drama dhe biografi për artistë dhe personalitete të ndryshme. Librat e tij janë përkthyer në 28 gjuhë të ndryshme.

Të dhënat e librit

Viti i botimit 2021
Vendodhja e botimit Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha e leximit mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Nonda Varfi
Roman Romancë&Pasion

Top Channel