Shkodër/ Shënjestra e të shtënave me armë ishte një 30-vjeçar, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorëve

21/02/2021 12:31

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt një automjeti, i cili ishte në afërsi të spitalit Rajonal dhe drejtorisë së Zjarrfikësve. Policia njofton se shënjestra ishte një 30-vjeçar, i cili ndodhej pranë një karburanti kur erdhën të shtënat drejt automjetit që po drejtohej nga ai.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar. Nga të shtënat me armë, nuk është lënduar asnjë person.

“Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një  pike karburanti, është  qëlluar me armë zjarri në drejtim të  automjetit  që drejtohej nga shtetasi  T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar  shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe  FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës  për  kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve”, njofton policia.

Top Channel