Personalitetet dhe të moshuarit e zakonshëm bëhen gati për tu vaksinuar, Manastirliu i shoqëron një nga një! (FOTO)

21/02/2021 10:32

Këtë të dielë ka nisur procesi i vaksinimit për personalitetet mbi 80-vjeç.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Elbasanit pohoi se bashkë me personalitetet do të vaksinohen edhe të moshuarit e zakonshëm.

“Nuk janë as të parët me diferencë, janë të parët në një ditë të parë, ku do të vaksinohen edhe njerëz të zakonshëm. Fillon me ta në mënyrë simbolike, në mënyrë shembullore, për të vijuar me tjerët”, u shpreh Kryeministri.

Ndërkohë paraditen e sotme në stadiumin “Air Albania” kanë mbërritur figurat e para si Margarita Xhepa, Trinka Kurti, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu,të cilët do të marrin dozën e parë të vaksinës.

Krahas personaliteteve, po vaksinohen, veterane lufte dhe pensioniste mbi moshën 80+, të cilët siç shihen në pamje po shoqërohen një e nga një nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu!

FOTO GALERI
2/5

Top Channel