Nis sot procesi i vaksinimit të personaliteteve, Margarita Xhepa, Trinka Kurti, Aleksandër Meksi të parët që kanë mbërritur në stadiumin ‘Air Albania’

21/02/2021 09:57

Ka nisur këtë të dielë procesi i vaksinimit kundër Covid të disa prej personaliteteve të njohura në vend.

Ashtu siç ishte njoftuar më herët, këtë paradite vaksinimi do të nisë me 24 personalitete në të 80-tat e tyre, proces i cili do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Në stadium kanë mbërritur figurat e para si Dhimter Anagnosti, Aleksander Meksi, Roza Anagnosti, Margarita Xhepa, Alfred Moisiu, Piro Milkani, Reshat Arbana, Besim Elezi, por këto personalitet nuk do të jenë të vetmet që do të vaksinohen gjatë ditës së sotme.

Kryeministri Edi Rama tha se ata do të jenë të parët që nisin një proces të tillë dhe do të vazhdojë me personat e zakonshëm.

Top Channel