Foto ilustruese

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathore, ku një fëmijë 5-vjeçe është përplasur nga një makinë.

Fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:  

Në Bathore, mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E. T., 5 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.5, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel