Vaksinimi i stafit mjekësor të Sarandës (Fotot)
20/02/2021 12:54
Stafi mjekësor i spitalit të Sarandës ka marrë sot vaksinën anti covid.
Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë mjekët, infermierët dhe punonjësit e spitalit.
Ata u vaksinuan në Vlorë, ku procesi nisi dje me mjekët e Vlorës.
Kryeministri, Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi në Facebook tha se se brenda muajit mars do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier në vend “si edhe do të jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve”.
Top Channel