Kjo është rruga që lidh qytetin e Rrëshenit me qytetin e Burrelit.

Rruga në disa pjesë të saj ka pësuar dëmtime të shumta ndërsa drejtuesit e automjeteve bëjnë me dije se rruga është kthyer në burim të madh për aksidente.

Rruga është transformuar për shkak të amortizimit. Përgjatë gjithë këtij segmenti ka gropa të mëdha, shembje të trasesë apo dhe dëmtim të mureve mbajtëse si dhe të kanaleve anësore.

Për drejtuesit e mjeteve, kjo situatës është bërë e padurueshme pasi po u kthehet në kosto dyfish për shkak se shpesh u dëmtohen makinat.

Punimet e këtij segmenti përfunduan në 2014, ndërsa u investuan rreth 1.3 miliardë lekë që sot mund të thuhet se kanë shkuar dëm.

Top Channel