Vijon të jetë problematike situata nga reaksioni kimik tek fabrika e Ish-Trikotazhit në lagjen nr.9 në Korçë.

Përgjatë gjithë ditës në zonë ka pasur çlirim të gazrave toksikë. Ekspertët nga Tirana kanë mbërritur dhe do të futen në brendësi të godinës për të parë më nga afër gjendjen dhe reaksionin.

Në zonë është në gatishmëri zjarrfikësja por edhe efektivë policie. Ndërsa banorët nuk kanë dalë nga shtëpitë.

Do jenë ekspertët ata të cilët do përcaktojnë masën e rrezikut dhe më pas të vendosin se çfarë do të bëhet me këto kimikate për të cilat banorët kërkojnë zhvendosjen sa më parë.

Prej të paktën 10 vitesh në ish trikotazhin e Korçës vazhdojnë të çlirohen gazra si pasojë e reaksioneve kimike.

Bëhet fjalë për kimikatet që përdoreshin në repartin e ngjyrosjes e që qëndrojnë të shpërndara në këtë ndërtesë jashtë çdo lloj paketimi të sigurt qe do të shmangte aktivizimin e tyre.

Ndërsa reaksione kimike nisin të ndodhin tym dhe gazra që vështirëson frymëmarrjen nisin të ndihen menjëherë për 10 familjet që jetojnë në këtë pallat ndërsa ata ende nuk kanë gjetur një zgjidhje nga instancat edhe pse u rrezikohet shëndeti. Çlirimi i gazrave të tillë nuk është vetëm ndotje për ambientin por mbi të gjitha është shumë i dëmshëm për njerëzit që shtëpitë nuk i kanë as 20 m larg e që jetojnë thuajse mbi këto kimikate.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA