139 mln lekë gjoba për maskat/ Në dy javë vendosen 13 651 gjoba për subjekte politike, lokale dhe qytetarë

20/02/2021 15:06

Dy javë pas ultimatumit të kryeministrit Rama dhe rikthimit të policisë me më shumë kontrolle, 13.651 janë gjobitur për shkelje të masave anti covid, me gjithsej 41 milionë lekë të reja.

48 lokale, bare dhe restorante me një vlerë prej 48 milionë lekësh dhe 10 politikanë me gjoba që shkojnë në 50 milionë lekë të reja.

Të gjitha këto gjoba do të mblidhen nëpërmjet faturave të energjisë elektrike si kjo që u kam në dorë. Personi i gjobitur pak javë më parë, gjobën prej 3 mijë lekësh për mosmbajtjen e maskës do e paguajë bashkë me dritat.

Por jo të gjitha gjobat mund të mblidhen me anë të faturave të energjisë.

Burime nga OSSHE e cila është ngarkuar për mbledhjen e gjobave tregojnë se nga fillimi i pandemisë kanë marrë për zbatim 55 mijë gjoba, por 15 mijë prej tyre nuk mund të mblidhen.

Arsyeja është se të gjobiturit nuk kanë një kontratë me oshee për energjinë elektrike për shkaqe nga më të ndryshmet të cilat duket se nuk janë parashikuar nga ligjvënesi kur është përgatitur akti normativ.

Të 15 mijë gjobat i janë kthyer sërish policisë së shtetit për verifikim për të gjetur adresën e saktë se ku do të dërgohet gjoba. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për persona që jetojnë në qera dhe që kontratën e energjisë së shtëpisë së tyre nuk e kanë në emër të familjarëve por të qeradhënësit.

Gjoba në dy javë

13651 qytetarë. 41 milionë lekë
48 lokale 48 milionë lekë
10 politikanë 50 milionë lekë

Top Channel