Vaksinimi i personaliteteve mbi 80 vjeç, Rama u përgjigjet kritikave: Po ç’janë këta dembelë aktivë

19/02/2021 12:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të shumta në lidhje me vaksinimin e personaliteteve mbi 80 vjeç.

“Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid  e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”, shkruan Rama.

Top Channel