Numri dy i “Bandës së Lushnjës”, Enver Dondollaku ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e Elbasanit Miranda Konica për shpërdorim detyre dhe kryesekretaren e gjykatës për falsifikimim dokumentesh.

Sipas avokatit të tij, Arbër Hoxha, Enver Dondollaku më datë 13 Janar 2021 nëpërmjet tij i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me kërkesë për lirimin e apartamentit të prindërve të tij, e bllokuar vetëm me një shkresë të thjeshtë të ish Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në vitin 2012.

Shkaqet që ngrihen në kallëzim janë se vetëm dy ditë më vonë, më datë 15 Janar 2021, gjyqtarja Miranda Koleci nuk ka respektuar parashikimet e Nenit 471/4 të K.Pr. Penale ku seanca zhvillohet me pjesëmarrjen e detyrueshme të Prokurorit dhe të Mbrojtësit, pa asnjë njoftim paraprak apo përfundimtar për seancën gjyqësore, duke zhvilluar në dhomë këshillimi dhe vendosur moskompetencën e Gjykatës Elbasan.

Hoxha thekson se në këto kushte gjyqtarja ka shkelur ligjin procedurial penal dhe ka shpërdoruar haptazi detyrën. Në rrethana më misterioze, pavarësisht vendqëndrimit të ditur në burgun e Peqinit të dënuarit Dondollaku dhe të selisë së avokatit, vendimi nuk i është komunikuar palëve, duke u falsifikuar aktet nga ana e kryesekretarisë dhe duke i dhënë atij formë të prerë.

“Këto veprime të organizuara të gjyqtares Konica dhe të kryesekretarisë së Gjykatës Elbasan, pretendohet se janë të orkestruara nga segmente të caktuar të njohur si kundërshtarë të Enver Dondollakut dhe të ish “Bandës së Lushnjes”, thotë avokati.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel