Igli Kani është sekretari i gjyqtares së arrestuar për korrupsion, Enkeleida Hoxha, të cilit iu dogj makina mbrëmjen e djeshme.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa nuk dihet ende shkaku. Nuk dihet nëse sekretari është përfshirë në skemën e krimit të gjyqtares Hoxha.

Top Channel ka siguruar foton e makinës së djegur tip “BMW” plotësisht në pjesën e përparme dhe fotot e sekretarit. Në ngjarjen e ndodhur në Krujë ndodhet policia për të zbuluar më shumë.

Kujtojmë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha u arrestua më 11 shkurt bashkë me sekretaren Ela Mallkuçi e avokatin Aldo Tabaku për korrupusion. Në bashkëpunim edhe me të tjerë ajo lironte të burgosurit duke përfituar miliona euro.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel