“Jam gati të…”/ Oficeri humbi jetën pas aksionit të ndjekjes së tij në Milano, 26-vjeçari shqiptar: Kisha drogë me vete, por s’e pashë që u rrëzua
Një 22-vjeçar është arrestuar dhe është vënë nën hetim vëllai i tij, pasi kanë goditur me thikë një të mitur.
L.U., 18 vjeç E. U., 22 vjeç, të dy banues në Poliçan goditën me thikë për motive të dobëta A. I.,
Poliçan
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. U., 22 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi L. U., 18 vjeç, të dy banues në Poliçan.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë shtetasit A. I., 15 vjeç, banues në Poliçan, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel