Foto ilustruese

Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Y.A. është konstatuar nga policia jashtë banesës së tij.

Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e shtetasit Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest  në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel