“Kam sjellë ushqim për djalin”/ Tentoi që të fuste drogë në burgun e Durrësit, arrestohet 67-vjeçari

18/02/2021 12:03

Një 67-vjeçar, i cili tentoi të fuste drogë në ambientet e burgut në Durrës është arrestuar.

Teksa një shtetas me inicialet K. R., ishte drejtuar në ambientet e IEVP Durrës, për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim, gjatë kontrolleve policia i ka sekuestruar dy doza me lëndë narkotike heroinë dhe dy doza me lëndë narkotike canabis stativa.

Policia sqaron se shtetasi K. R., nuk ishte në dijeni të produkteve narkotike të gjetura në çantë, pasi ato ishin vendosur pa dijeninë e tij nga shtetasi M. N., një i afërm i tyre.

Policia ka arritur të arrestojë në flagrancë 67-vjeçarin M. N., dhe akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Njoftimi i policisë/ Durrës

Tentoi të fuste lëndë narkotike në ambientet e IEVP Durrës, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike.

Më datë 17.02.2021 është paraqitur në ambientet e IEVP Durrës, shtetasi K. R., për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim në ambientet e IEVP Durrës. Gjatë kontrollit në pakon me produkte ushqimore janë gjetur dhe sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 2 doza me lëndë narkotike canabis sativa, të cilat ishin vendosur nga shtetasi M. N., (i njohur i tyre), pa dijeninë e shtetasit K. R.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 67 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel