Fotot/ Shoferi i autobusit të Kombinatit manovra “të çmendura” në Tiranë
18/02/2021 17:29
Një shofer autobusi i linjës së Kombinatit në Tiranë ka bërë disa manovra të rrezikshme në rrugë që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga qytetarët.
Ai nuk ka respektuar rregullat e lëvizjes në rrugë, duke e hipur autobusin në bordurën që ndan korsitë tek Ministria e Mbrojtjes.
Duke nxituar, shoferi ka bërë një manovër të rrezikshme që ka rrezikuar qytetarët dhe çdo shofer që mund të vinte nga drejtimi tjetër.
Kjo manovër tepër e rrezikshme nuk ka shkaktuar vetëm habi te qytetarët që e kanë filmuar, por dhe frikë tek qytetarët që ndodheshin në trotuar.
Top Channel