Aksidenti në rrugën Tiranë-Elbasan

Një aksident mes dy makinash ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, ku janë plagosur dy shoferët.

Aksidenti ka ndodhur 2 km përpara tunelit të Elbasanit në drejtim të Tiranës.

Sipas korrespondentes së Top Channel në Elbasan,  dy shoferët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje p♪7r t♪7 zbvuluar edhe cilat ishin shkaqet që çuan në përplasjen e dy makinave.

Njëra nga makinat është copëtuar në pjesën e përparme, kurse tjetra është dëmtuar më shumë në atë të pasme.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel