Ndjekësit e kritikuan yllin e muzikës pop pasi në pozat e saj ‘topless’ mbante veshur një gjerdan të perëndisë hindu, Ganesha.

Këngëtarja e “Rude Boy”, u shfaq pa bluzë, vetëm me bizhuteri teksa pozonte për apararin fotografik.

32-vjeçarja reklamoi boksiëet saten të kompanisë së saj “Savage X Fenty”, me vathët dhe varësen e perëndisë Ganesha. Figura e perëndisë me kokë elefanti njihet si “Zoti i Fillimeve dhe Heqësi i Pengesave, duke paraqitur fat dhe sukses”.
Ndjekësit e akuzuan artisten për mosrespektim të fesë së tyre. “A do të flasim për faktin se Rihanna ka veshur një gjerdan Ganesha dhe përsëri nuk po respekton Hinduizmin???“, shkruan dikush në Twitter.
Feja ime nuk është thjesht estetik, jam shumë i lodhur“.

Një tjetër shkruan: “Mosrespektimi i Rihannës ndaj Hinduizmit (Ganesha), nuk është hera e parë që ajo ofendon një fe“. Teksa shitjet e bokseve shënonin shifra rekord, kritikët shkruanin: “Më vjen keq @rihanna por kjo është e gabuar në shumë nivele. Kjo është statuja e një idhulli që adhurohet nga shumë njerëz, shumë besime janë të lidhura me të. Ky është mosrespektim i plotë i besimit dhe fesë sonë“.
“Unë nuk jam kundër veshjes së varëses Ganesha, por pozimi nudo me të?“.
Unë e dua Rihannën, por kjo nuk është në rregull“, janë disa nga komentet e shumta në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel