Autoriteti Rrugor Shqiptar: Qafa e Qarrit sot pa prezencë bore dhe ngricash, në të gjitha akset kombëtare…

18/02/2021 09:17

Temperaturat e ulëta vijojnë të jenë prezente në vend dhe sipas meteorologëve do të shohim një ndryshim të motit në fundjavë.

Por ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se në Qafën e Qarrit nuk ka më prezencë dhe ngricash edhe pse temperatura shënon -7 gradë.

Më tej në njoftim thuhet se nuk ka probleme në të gjithë akset ndërkombëtare, por drejtuesit e automjeteve duhet sërish të tregohen të kujdesshëm.

Postimi i plotë:

“Qafa e Qarrit sot pa prezencë bore dhe ngricash, temperatura -7°C. Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel