Mjeku Jorgji tregon mbrojtësin më të madh kundër COVID-19: S’ka më mirë se…

17/02/2021 22:55

Mjeku Ardian Jorgji i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open tregoi se cili është mbrojtësi dhe luftuesi më i madh i COVID-19.

Ai këshilloi se aktiviteti fizik është shumë i domosdoshëm sikur edhe qëndrimi në karrige e jo shtrirë, sepse qëndrimi në krevat e ndihmon virusin.

“Nuk ka mbrojtës më të mirë veç aktivitetit fizik, të çlodhet dhe të lodhet prapë. Është qëndrimi në karrige larg qëndrimit në krevat. Fenomenet trompotike bëhen nga qëndrimi në kohë të gjatë shtrirë. Nuk mund t’i jepet një antitrombotik një 25-vjeçari apo një 35-vjeçari që është në gjendje të lëvizë. Po e shikoj që po bëhen si karamele. Jo çdokush merr Kleksan, vetëm nën rekomandimin e mjekut, vetëm kur sjell faktor risku, për persona që nuk mund të lëvizin”, tha ai.

 

 

 

 

Top Channel