Elektricistët mbyten në lumë/ Po udhëtonin për të riparuar një defekt në mesnatë, makinën e rrëmben uji

17/02/2021 15:19

Dy punonjës te OSHEE-se, elektriciste ne Gjirokastër, Selfo Kallfa 52 vjec dhe Ismet Isaraj 64 vjec,  mbrëmjen e se martës humben jetën ne lumin Drino.

Ata ishin duke kaluar ne një ure te improvizuar me blloqe betoni, për te shkuar për një defekt elektrik ne fshatin “Asim Zeneli”, por rrjedha e lumit merr përpara makinën e tyre dhe e dërgon ne një distance rreth 100 metra distance nga kjo ure.

Banoret e zonës thonë qe kjo rruge kalimi me blloqe ne lumin Drino është ndërtuar qe ne kohen e komunizmit dhe se e përdorin vetëm gjate kohës se mire, kur lumi nuk ka shume prurje.

Polumbaret kane bere te mundur nxjerrjen e trupave të dy viktimave, rreth orës 10, mëngjesin e kësaj se mërkure. Trupat e tyre kishin mbetur te bllokuar ne automjetin me te cilin ata udhëtonin. Ndërkaq, makina u nxor me një fadrome nga lumi.

Top Channel