Detaje nga aksidenti tragjik në Mirditë/ Konflikti nisi një vit më parë, si njiheshin autori dhe viktima

17/02/2021 15:48
Foto ilustruese

Detaje të reja kane dalë në dritë nga aksidenti tragjik në fshatin Bungaj, Mirditë, ku mbeti i vdekur 68-vjeçari Mark Gjeta.

Ai u përplas nga drejtuesi i një automjeti tip “Benz”, i identifikuar si Mhill Gega. Burime për Top Channel bëjnë me dije se autori dhe viktima punonin në një ndërmarrje së bashku rreth një vit më parë. Aso kohe, kanë pasur konflikte dhe në një rast janë shoqëruar nga policia.

Dyshohet se edhe ditën e sotme ka nisur një konflikt mes tyre dhe Gega ka marrë automjetin duke përplasur për vdekje Gjetën.

“Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga shërbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel