23.000 euro janë sekuestruar ditën e sotme në Kakavijë.
Gruaja A. T., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, pasagjere në makinën mjet tip “Volkswagen u vu në hetim për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” për shumën e parave të gjetur në çantën e saj.
Kakavijë
Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 23.000 euro. Procedohet penalisht poseduesja e shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një mjet tip “Volksëagen”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e dorës së shtetases A. T. (pasagjere në mjet), 23.000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja A. T., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.
Top Channel