Është ndarë nga jeta Doktori i njohur neurolog Ali Kuqo. Mësohet se Kuqo është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Profesori i nderuar Kuqo ishte një nga neurologët më të mirënjohur shqiptarë, nga Tirana. Largimi i tij nga jeta la pas shumë dhimbje te familjarët dhe gjithë të dashurit dhe tek ata që e kanë njohur.

Mësohet se Ali Kuqo është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale. Ai ka jetuar në kryeqytet dhe ka mbaruar shkollën e mesme “Ismail Qemali”, e më pas shkollën e mjekësisë, duke u bërë një nga doktorët më të nderuar për komunitetin dhe pacientët e tij.

Top Channel