Gjyqtarja, tjetër gjyq në KLGJ/ Ishte nën hetim për një tjetër çështje, i dërgon KLGJ letër nga burgu

16/02/2021 15:35

Anëtarët e KLGJ nuk arritën të shpreheshin dot për kërkesën e ILD që kërkon shkarkimin e Enkelejda Hoxhes, aktualisht ne paraburgim.

Me këtë letër nga burgu, Enkeleida Hoxha kërkoi te përfaqësohet nga avokati i saj, i cili nga ana e tij kërkoi kohe për tu njohur me dosjen.

Kjo solli shtyrje te seancës për ne datën 23 shkurt.

Hetimi disiplinor i Enkelejda Hoxhes nisi ne korrik 2020, pasi ajo liroi te dënuarin Hekuran Billa, për te cilin Inspektorati i Larte i Drejtesise thotë se gjyqtarja diskreditoi figurën e gjyqtarit, pasi me këtë vendimmarrje ajo u be shkaktare qe te zbatohej hakmarrja për vrasjen e Billes, qe u ekzekutua ne Tirane. Por Inspektori i Larte i Drejtesise ne përfundim te seancës tha per mediat se nuk ishte dakord për shtyrjen e seances , pasi ishte i qarte për shkeljet e gjyqtares Hoxha.

Top Channel