Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se është shtyrë sërish orari i operimit në pistë. Me anë të një postimi në Facebook aeroporti njofton se pista do mbetet e mbyllur deri në orën 07:00.

“Njoftojmë pasagjerët se njoftimi për hapjen e pistës është shtyrë për sot në orën 07.00. Si pasojë, parashikohen vonesa të pacaktuara të fluturimeve të ditës së sotme, datë 14 Shkurt, për shkak të kushteve atmosferike”- njofton aeroporti.

Kujtojmë se më herët aeroporti njoftoi se dy fluturimet me linjën Air Albania nga Verona dhe Bolonja, që të dy fluturimet do të zbresin në Bari, për shkak të mosoperimit në pistë.

Njoftimi i plotë:

📌Përditësim 2
Njoftojmë pasagjerët se njoftimi për hapjen e pistës është shtyrë për sot në orën 07.00.
📌Si pasojë, parashikohen vonesa të pacaktuara të fluturimeve të ditës së sotme, datë 14 Shkurt, për shkak të kushteve atmosferike.
📌 Do njoftojmë sërish për çdo ndryshim apo informacion tjetër.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Tirana International Airport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA