Në vend të naftës kishte futur 225 mijë paund në sabrator! Kapet shoferi që udhëtonte nga Anglia për në Shqipëri

12/02/2021 09:44

Një shofer furgoni është kapur nga autoritetet italiane me një sasi prej 225 mijë paundësh (e barabartë me rreth 250 mijë euro) të padeklaruar.

Sipas mediave italiane shoferi me furgonin e tij ishte nisur nga Anglia në drejtim të Shqipërisë, ndërsa paratë i kishte fshehur në bordin e makinës. Ai është ndaluar për kontroll në portin e Barit, ndërsa pasi iu gjet sasia e konsiderueshme e parave, shoferi u shoqërua.

Paratë e sekustruara nga Guardia di Finanza të Grupit II të Barit së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM),  ishin ndarë në disa tufa dhe mbështjellë me mbrojtje plastike në rezervuarin e karburantit të makinës. U desh ndërhyrja e një mekaniku për t’i nxjerrë nga sebratori paratë.

Drejtuesi i automjetit, fajtor për shmangien e detyrimit të deklaratës së monedhës në kufi, u sanksionua me sekuestrimin e 50% të parave për një total prej rreth 120 mijë eurosh, siç kërkohet nga legjislacioni aktual.

Top Channel