Kapet duke shitur drogë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë! Vihen nën hetim tre të miturit që tentuan të kryenin vjedhje me kaçavidë

12/02/2021 09:50

Tiranë – Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak se akuzohet për drogë. Ndërkohë policia gjithashtu njofton se ka arrestuar dy shoferë ndërsa nën hetim ka vënë 3 djem të mitur.

U arrestuar në flagrancë J. Ç., 28 vjeç, pasi në rrugën “Artan Lenja” është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike në doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe 1 peshore elektronike që përdorej për peshimin e saj.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

K. I., 46 vjeç dhe S. R., 46 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 filluan procedimin në gjendje të lirë për 3 shtetasit e mitur që u kapën në flagrancë ditën e djeshme, duke tentuar të vidhnin në një bankomat. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit janar dhe shkurt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel