Masakrimi i çiftit nga Vlora, Elona Kalesha mbetet në burg/ Gjykata: Person i rrezikshëm, mund të vrasë përsëri!

10/02/2021 11:14

Elona Kalesha, e arrestuar për masakrimin e dyfishtë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, çiftit shqiptar nga Vlora sipas gjykatës është një person me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.

“Me këto sjellje ajo ka një rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe ekziston rreziku konkret dhe aktual që mund të përsërisë krimet”, thanë gjykatësit.

Sipas medias italiane, kështu janë shprehur gjykatësit gjatë seancës në Firence, të cilët refuzuan ankesën e avokatëve të saj Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi  që 36-vjeçarja të mos burgoset.

Gjykatësit kanë dalë në përfundim se ajo është një person me rrezikshmëri të lartë në shoqëri dhe se mashtroi në lidhje me vrasjen duke ia hedhur fajin djalit të tyre Taulant Pasho.

“Është e dukshme edhe nga të dhënat kriminale që rezultojnë kundër saj. Kalesha çorientoi menjëherë hetimin për zhdukjen e dy bashkëshortëve, prindër të ish-të dashurit Taulant Pasho”, tha gjykata.

Sipas tyre ekziston një rrezik i madh që ajo të ikë pasi ka lidhje të forta miqësie dhe familjare me vendin e saj të origjinës, Shqipërinë.

Nën hetim për ngjarjen makabre janë gjithashtu  edhe Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre,  pranë burgut në Solliciano.

Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.

 

Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulantit, i cili ndodhet pas hekurave.

 

 

FOTO GALERI
7/12
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA