Çfarë i ndodhi kryediplomatit europian? Borell i tronditur: Rusët janë të pamëshirshëm!

09/02/2021 22:42

Kreu i diplomacisë europiane, Joseph Borell u shfaq I tronditur pas kthimit nga Moska.

Kryediplomati i BE-së u shpreh se vizita e tij atje tregoi se Rusia po shkon drejt një “rruge shqetësuese” dhe “autoritare”, që mbyll demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Duke raportuar para Parlamentit Evropian për udhëtimin e tij në Moskë, Borrell u shpreh se Kremlini nuk e ka ndërmend të zhvillojë marrëdhënie konstruktive, nëse të drejtat e njeriut janë pjesë e diskutimeve.

“Ata janë të pamëshirshëm”, ai pas kthimit nga moska ku qëndroi nga data 4 deri më 6 shkurt. “Struktura aktuale e pushtetit në Rusi, e kombinuar me interesat ekonomike, kontrollin ushtarak dhe politik, nuk lë asnjë hapësirë për sundimin demokratik të ligjit”, shtoi shefi i politikës së jashtme të bllokut europian. Marrëdhëniet midis Moskës dhe BE-së janë acaruar ndjeshëm që kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në 2014, dhe vazhdon të mbështesë separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Tani vonë ishte helmimi i politikanit rus të opozitës, Aleksei Navalny, me një agjent nervor, dhe arrestimi i tij pas kthimit nga Gjermania ku mori trajtim mjekësor, ai që i vendosi marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së në udhëkryq. Borell u shpreh se vendet anëtare do të vendosin për hapat e tyre të ardhshëm e ato mund të përfshijnë dhe sanksione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA