Në 24-orët e fundit Elbasani ka kapur shifrat rekord të të prekurve me covid-19, duke u renditur ndër tre qarqet me numrin më të lartë të të prekurve në vendin tonë.

Mbi 100 persona rezultojnë të prekur me Covid-19, në të gjithë qarkun, ndërsa ajo çka nuk është e justifikueshme  është fakti që ka një numër të lartë të të prekurve edhe në bashkitë e vogla. në qytetin e Gramshit 24-orëshi i fundit ka shënuar 14-të, të prekur çka është një shifër  jo e justifikueshme nisur nga numri jo i madh i popullsisë.

Ndërkohë që në këto bashki, në bashkitë e vogla ku ka një numër të lartë të personave të prekur përpos neglizhencës së qytetarëve për masat e sigurisë antiCovid -19, vihet re edhe një neglizhencë nga ana e institucioneve për sa i përket kontrolleve. Bare restorante dhe rruge po ashtu janë tërësisht të pakontrolluara për sa i përket masave por edhe grumbullimeve masive në këto bashki.

Nga ana tjetër qytetarët janë përfshirë nga paniku. Në pikat private, por edhe ne drejtorinë e Higjienës gjithashtu, vihen re radhë të gjata të qytetarëve të cilët janë në pritje të përgjigjes së tamponit, apo për të kryer një tampon. Kjo nisur nga simptomat që në këtë kohë mund të ngatërrohen edhe me simptomat e gripit të zakonshëm, por gjithashtu një  situatë shqetësuese paraqitet edhe ne shkollat e  Qarkut të Elbasanit, një numër i madh i të prekurve tashmë jo vetëm mësues por edhe nxënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA