Nga Aleksandër Marku

Objekt diskutimi për opozitën greke janë bërë deklaratat e ministrit te Zhvillimit dhe Investimeve dhe nënkryetarit të Demokracisë së Re Adhonis Gjeorgjiadhis, i cili i ftuar në një event të Dhomës së Tregtisë të Athinës i ka bere ftese biznesit nga Shqipëria për të investuar në Greqi. Ministri në fjalë përshëndeti aktivitetin me temë: “Sipërmarrja nuk ka kufij”, organizuar nga kjo dhome dhe në të cilën merrnin pjese ministra grekë dhe shqiptarë dhe përfaqësues të institucioneve, ka theksuar se biznesmenët shqiptarë janë të mirëpritur në Greqi pasi edhe shumë grekë janë aktivë në Shqipëri.

Ai ka shtuar se ne te ardhmen të dy vendet mund të kenë lidhje më të forta ekonomike, në kontekstin e një marrëdhënieje më të ngushtë evropiane. Ne bisede gjate se cilës u përmend fakti se në dhomën e tregtisë në Athinë janë regjistruar 4000 biznese shqiptare, merrnin pjese ministrat Pandeli Majko e Anila Denaj, ambasadorja Luela Hajdaraga, kreu i dhomës së tregtisë Tirane Nikolin Jakaj. Ndërkohë deklaratat e ministrit grek janë pritur me ironi nga shtypi i majte. Gazeta Avgji, i partisë me të madhe opozitare “Syriza” me një artikull kujton se çfarë thoshte për shqiptarët ministri në fjalë që tashmë është numri dy i konservatoreve , por që ka hyrë në radhët e tyre duke ardhur nga partia e ekstremit te djathte Laos, me pikëpamje të ashpra ndaj emigranteve dhe sidomos atyre shqiptarë.

Gazeta veçon një deklaratë të tij në kohën e qeverisjes se PASOK- ut kur në një emision televiziv në të cilin ministri shiste librat e dyqanit te tij, i përgjigjet ministrit te Jashtëm të Shqipërisë në atë kohë sipas te cilit Shqipëria mund te priste edhe emigrante greke: “Nëse do të ishim ne në pushtet,  përgjigja ndaj Ministrit të Jashtëm shqiptar do të ishte – nesër automatikisht do të dëbonim të gjithë shqiptarët nga Greqia. Do ti thoja, nëse ju keni nevojë për krahë pune dhe ne këtu kemi papunësi, në vend që të merrni emigrantë grekë, merrni njerëzit tuaj për t’i punësuar që të marrim edhe ne frymë lirisht. Me shkelma  do t’i dëboja qe të nesërmen. Por nuk qeveris unë , por PASOK-u.”

Top Channel