Laç – Banorët e një pallati 5 katësh e kanë kaluar natën jashtë nga frika e shembjes së tij.

Gazetarja e Top Channel, Kristjana Pemaj raporton se frika është krijuar nga hapja e një kanali, i cili është gërryer deri në themelet e pallatit dhe e një objekti tjetër 2 katësh, në të cilin ka biznese.

Banorët thonë se jeta e tyre është në rrezik dhe shqetësimi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje. Pasi kanë kaluar natën jashtë, ende nuk kanë marrë një përgjigje nëse duhet të vazhdojnë të qëndrojnë aty apo të largohen.

Top Channel