Mblidhet Komisioni i Posaçëm për gjetjet e Raportit të Dick Marty, Ulsi Manja: Janë depozituar 2 dokumente sekrete nga SHISH dhe MEPJ

05/02/2021 11:44

Këtë të premte është mbledhur sërish Komision i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar mbi Raportin e Dick Marty se në territorin shqiptar ka pasur veprimtari kriminale të UÇK-së.

Kryesuesi i këtij komisioni Ulsi Manja është shprehur se janë depozituar 2 dokumente sekrete nga SHISH dhe MEPJ.

Më tej ai ka shtuar se Komisioni ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme si dhe nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Jashtme’

“Janë depozituar 2 dokumente sekrete nga SHISH dhe Ministria e Jashtme. Është dorëzuar dokumentacioni i kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme. Kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Jashtme”, tha Manja.

Në rendin e ditës janë 4 pika kryesore. Konkretisht:

1-      Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit, të datave 10 dhe 15 dhjetor 2020

2-      Informimin e komisionit me materialet e depozituara nga institucionet sipas kërkesës së komisionit.

3-      Njohja e deputetëve me materialet.

4-      Çështje të tjera

Komisioni i Posaçëm u miratua më datë 3 dhjetor në Kuvend me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, për të kaluar në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptarë për krimet e supozuara të UÇK-s.

Top Channel