Gjirokastër/ Ishte shpallur në kërkim, ndalohet 23-vjeçari. Ja për çfarë akuzohet

05/02/2021 11:12
Foto ilustruese

Një 23-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim është ndaluar në Gjirokastër.

Atij i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit J. S., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ‘Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’”, njofton policia.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel