Prishet moti/ Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me reshje. Gjatë pasdites pritet një përmirësim i ndjeshëm i motit, ku vranësirat e shoqëruar me reshje i lënë vendin motit të kthjellët.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 13°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 09°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:
Top Channel