Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, në vitin 2016 i bën atentat vëllait të tij

01/02/2021 12:11

Ditën e sotme u ekzekutua me armë Shkëlzen Kastrati, pas një atentati që iu bë në makinën e tij, nga një person ende i pa identifikuar.

Deri më tani policia po heton në disa pista ku përfshihet edhe ajo që lidhet me një ngjarje të ndodhur në vitin 2016.

Shkëlzen Kastrati është vëllai i Kelmend Kastratit. Këtij të fundit i bë një atentat në janar të vitit 2016. Në atë kohë, policia raportoi se atentati ishte kryer për shkak se Kelmend Kastrati dyshohej të ishte përfshirë në një vrasje dhe një plagosje të ndodhura disa vite më parë.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur sot. Pas krimit autori dogji makinën tip “Range Rover”.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA