Për njerëzit që shpresojnë, këto janë disa zakone që mund të bëni për të rritur shpresat
Nëse jeni tunduar nga disa oferta të qytezave italiane për të blerë shtëpi të vjetra me çmim €1 por ishit bezdisur për rinovimin e tyre nga e para, tashmë një tjetër ofertë vjen akoma më tunduese se e para.
Qyteza e Biccari, në juglindje të Puglia, shet edhe ajo shtëpi të zbrazura e të vjetëruara për €1, por ndryshe nga destinacionet e tjera ajo ofron edhe vende të gatshme për banim me çmime që nisin nga €7,500 deri në €10,000.
Shitjet janë pjesë e nismës së kryebashkiakut Gianfilippo Mignogna për të shpëtuar qytezën e tij të shpopulluar, pas largimit të qytetarëve për të gjetur punë në qytetet e mëdha të Italisë ose jashtë saj, kryesisht në SHBA.
Eksodi i ngadaltë ka dëmtuar popullatën e vendit që në vitet 1950 arrinte në 5,000.
“Ne kemi vetëm 2,000 rezidentë,” thotë ai për CNN. “Shpopullimi është një plagë e hapur, një fenomen i vazhdueshëm. Vendasit largohen dhe megjithse më parë ktheheshin për pushime, shumica e tyre nuk e bëjnë më. Shumë shtëpi janë të gatshme e të banueshme”.
Mignogna shton më tej: “Një ditë po ecja në qendrën e vjetër të qytetit dhe u trondita sesa shumë shtëpi të vogla e të bukura kanë mbetur mbyllur prej vitesh, me tabela për shitje apo dhënie me qera, që askush nuk i sheh”.
Kryebashkiaku shton se ka rreth dymbëdhjetë shtëpi që shiten për €1 dhe 20 të tjera “më të mbajtura”, por gjithsesi rreth 100 ndërtesa të zbrazura në Biccari kanë nevojë për banorë.
Platforma e tij promovuese shkruan: €1 për shtëpitë e lira, në të cilat banorëve të rinj u garantohet kthimi i 4000 eurove pas punës për rinovimin e tyre, mundësisht brenda tre vjetëve.
Biccari gjendet në rrëzë të malit më të lartë të rajonit Monte Cornacchia dhe pamja e tij shtrihet deri në detin Adriatik.
Vendi është i mbushur me rrënoja prehistorike dhe ferma të vjetra. Ai është themeluar nga romakët e lashtë dhe ka ende mbetjet e mureve fortifikuara dhe nje kullë vrojtimi ende në këmbë.

Biccari ka dhe një histori të errët rezistence teksa portat e vjetra mbajnë shenjat e betejave të vendasve kundër përfshirjes me forcë në shtetin “tiranik” të Italisë në vitet 1800.
Vendasit janë krenarë për trashëgiminë e tyre prej ‘banditi’.
Top Channel