Kamerat kapin ‘foton e shekullit’ të tufës së ujqërve që çajnë mes dëborës së alpeve franceze

29/01/2021 19:56

Imazhi i pabesueshëm është marrë mëngjesin e të mërkurës para agimit, nga kamerat e vendosura në masivin malor francez Maurienne pranë kufirit me Italinë.

Në të shihet tufa prej të paktën gjashtë ujqërish që çajnë dëborën në rresh për një, duke avancuar ngadalë për të shënuar territorin e tyre.

Pamjet ishin kapur nga një rezident i qytezës së Saint-André, Franck Pasquali, i cili kishte vendosur kamerat automatike. Në postimin e tij ai komentonte me shaka: “Për të marrë pamje sa më të bukura duhet të urinosh para kamerave”.

Në Francë, popullata e ujqërve llogaritej në “577 individë” në fund të dimrit 2019-2020, sipas statistikave zyrtare.

Ujqërit gri, të cilët janë kthyer në Francë nga Italia vetëm në fund të viteve 1990, pasi ishin shfarosur në vitet 1930-të, janë një specie e mbrojtur. Por kafshët mund të vriten vetëm në mbrojtje të bagëtive, me një numër maksimal prej 100 në vit.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA