Rusia shënon rënien më të madhe të popullsisë në 15 vitet e fundit

28/01/2021 18:07

Popullsia e Rusisë në vitin 2020 ka shënuar rënien më të madhe të 15 viteve të fundit, duke u pakësuar me 510 mijë në krahasim me vitin e mëparshëm.

Sipas të dhënave të Institutit Federal të Rusisë për Statistikat (Rosstat), popullsia e vendit në vitin 2020 nga 146 milionë e 750 mijë banorë ka rënë në 146 milionë e 240 mijë në krahasim me një vit më parë.

Rënia në fjalë është regjistruar si më e madhja që nga viti 2005. Popullsia e vendit në vitin 2005 u pakësua me 564 mijë banorë.

Në Rusi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 71.651 njerëz.

​​​​​​​Ekspertët paralajmërojnë se edhe fluksi i emigrantëve drejt Rusisë është pakësuar dhe se kjo situatë, kur bashkohet me normat e lindjes të cilat prej një kohe të gjatë janë në nivel të ulët, mund të shkaktojë një problem të ri demografik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA