Pasi u përjashtua nga emisioni, duke lënë një nga pëlqimet e saj në dorë të Teas, Shqipja nuk u ndal kurrë së dëshmuari se Tea dhe Bearti, një ish-konkurrent i “Për’Puthen” kanë qenë të njohur dhe më parë, ndërsa në çdo provë që nxjerrë thekson se ata janë përputhur jashtë emisionit.

Vetëm para pak ditësh Shqipja publikoi një foto ku shihej që Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak, teksa theksonte se bluza është e Beartit dhe citonte që ata dikur kanë qenë çift.

Nuk mjaftoi vetëm kaq, por Shqipja postoi edhe një foto tjetër, ku sipas saj faktohej se Tea dhe Bearti po dilnin bashkë nga një hotel.

Ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme, Shqipja ka postuar një tjetër foto ku Tea dhe Bearti shihen dorë për dore duke ecur së bashku në mes të dëborës.

Nuk dihet vërtetësia e fotos.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel