Nje dite pasi kaloj shifrën me te larte te vdekshmërisë ne kontinentin evropian me 100 mije veta qe humben jetën, deri dje me covidin, Britania e Madhe sot shënoi një tjetër shifër mjaft te larte ditor vdekshmërie me 1725 veta te raportuar.

Ndërkohe shifrat e infektimeve vijnë duke u stabilizuar. Por sipas këshilltarit kryesor te qeverise per shendetesine, numri i viktimave do vazhdoj te jete tejet u larte edhe per rreth dy jave përpara se te fillojnë te bien, cka do te thotë se disa dhjetëra mijëra britanikë qe sot janë gjalle nuk do jene ne këtë bote pas dy ose tre javësh.

Ndërkohe, Britania deri me sot ka mundur te vaksionoje me shume se 7 milionë e 164 mije veta. Po sot qeveria e Boris Johnson publikoje nje liste me 30 vende me risk te larte, kryesisht nga Amerika Latin dhe Afrika qendrore dhe jugore si dhe Portugalia, udhëtarët e te cilëve, plus edhe shtetas britanik te ardhur nga keto vende, do duhet ne menyre te detyrueshme te karantinohen per dhjete dite neper hotele, me shpenzimet e tyre qe minimalisht shkojne ne 1500.

Shpresohet se nje mase e tille do dekurajoje ardhjen e udhetareve nga keto vende per shkak te shpenzimeve te medha qe parashikon karantinimi. Vendet e perfshira ne liste mendohet se mund te jene pikënisje per mbërritjen e mutacioneve te rrezikshme te zbuluara ne Afrikën e Jugut dhe Brazil per te cilat shkencëtarët nuk jane ende te sigurt nese i rezistojne vaksinave aktuale ne qarkullim.

Top Channel