Përputhen është kthyer në një fenomen televiziv. Që prej Episodit të parë, që ndiqej kryesisht nga të rinjtë, sot ky Reality Show që në qendër ka njohjet romantike mes vajzave dhe djemve ndiqet nga çdo grup moshe kudo në botë ku ka shqiptar.

Si një kërkesë e vazhdueshme e publikut, por edhe si pasoje e target grupit kaq të gjerë të shikuesve që ka ky program, Përputhen njofton një tjetër risi të rëndësishme.

Shumë shpejt pjesë e programit nuk do të jenë vetëm të rinjtë, por gra dhe burra të cilët kërkojnë të kenë një partner apo partnere krah tyre.

“Përputhen 40” do të jetë vendi i njohjeve të reja, për individë, mbi moshën 40 vjeç, që janë beqar të divorcuar apo të ve.
Sërish të parët në thyerjen e tabuve, jemi kurioz të mësojmë se çfarë do të ndodhë në Përputhen 40. Për këdo që është vetëm dhe dëshiron të ketë njohje të reja, por edhe të provojë një aventurë televizive, mos nguro apliko tani që audicionet sapo janë hapur.

Apliko tani: Në faqen zyrtare të instagramit: Perputhen_tch, si edhe në numrin e telefonit 355682006131

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë