Harry Potter tani në televizion/ Projekti i HBO-së në fazën fillestare

26/01/2021 15:15

Një seri me sukses planetar me mbi 500 milionë kopje të shitura në të gjithë botën, 8 filma që kanë kënaqur fansat për gjatë gjithë dekadës së parë të shekulli 21 me arkëtime globale prej rreth 7 miliardë dollarësh.

Dhe tani, magjistari i Hogwarts do të mbërrijë edhe në televizion. HBO po mendon në fakt për një seri të re të Harry Poterit. Projekti është në fazat e para, ka thënë HBO. Zërat për një serial me Harry-n dhe shokët e tij qarkullonin prej kohësh por tani duket se ka ardhur momenti edhe pse nuk ka ende emra të lidhur me të.

Asnjë informacion se kush do të jetë subjekti apo çfarë pjesësh të serive të romaneve të J.K Rowling do të përdoren për episode të ndryshme, gjithnjë nëse nisma do të konkretizohet. Kohët e fundit, shkruajnë mediat amerikane, drejtuesit e Warner, pjesë e të cilit është HBO Max, kanë takuar skenaristët për të eksploruar mundësinë e sjelljes në jetë të Harry Poterit në televizion.

Ka ende shumë pikëpyetje por perspektiva ka krijuar pritshmëri mes fansave në kuadrin e një gare të përgjithshme për përmbajtjen e shërbimeve të ndryshme streaming. Muajt e fundit, Disney ka njoftuar dhjetëra seri të reja të lidhura me filmat e tij Marvel dhe Star Wars, ndërsa vetë HBO po përgatitet për një rikthim të Fronit të shpatave dhe një seri të “Sex and the City”. Shtatë librat e Rowling kanë qenë në fakt një fenomen global me më shumë se 500 milionë kopje të shitura në të gjithë botën e mbi ta janë përshtatur tetë filma për ekranin e madh.

Top Channel