Për njerëzit që shpresojnë, këto janë disa zakone që mund të bëni për të rritur shpresat
Rusia ka njoftuar vitin që shkoi futjen në shërbim të avionëve të saj të avancuar anti-radar Su-57, për të cilin një pilot i dekoruar rus pretendon së fundmi se mund të “vrasë lehtësisht” modelin homolog gjuajtës anti-radar të SHBA, F-35 Lightning.
“Su-57 mund të vrasë lehtësisht F-35, nëse ata do të dyluftonin kokë për kokë. F-35 nuk mund të manovrojë, nuk është i aftë në luftën në ajër”, thoshte në opinionin e tij gjenerali rus Magomed Tolboyev për agjencinë TASS.
Arritja e vënies në shërbim të Sukhoi Su-57, avioni anti-radar i gjeneratës së pestë të Rusisë, ka qenë një rrugë plot pengesa për ministrinë e mbrojtjes.
Prej vitit 1979, ish-Bashkimi Sovjetik kishte kërkuar avionin gjuajtës të gjeneratës së ardhshme para fundit të viteve 1990, kryesisht prej shfaqjes së gjuajtësit të parë amerikan anti-radar F-117 Nighthawk, por prej mungesës së fondeve dhe shpërbëries së Bashkimit Sovietik projekti u braktis.
Planet e rivitalizuan vetëm pas viteve 2000, përsëri të nxitura nga arritjet e SHBA, e cila kishte prodhuar atë që edhe sot konsiderohet si gjuajtësi më i avancuar në botë F-22 Raptor.
Dhjetë prototipet e para të gjuajtësve rusë Su-57 bënë fluturimet e para në 2010 dhe hynë në shërbim në 2016. Në 2018, ministria ruse e mbrojtjes tha se Su-57 do të nisë testimet në luftim. Tashmë avionët kanë hyrë në prodhim seri dhe skuadronët e parë janë dërguar për Distriktin Ushtarak të Jugut, që është disa vjet para afatit të parashikuar.
Emri i brendshëm i gjuajtësit rus Su-57 është “T-50” kurse rivalët e NATO-s e quajnë atë “Felon” (anglisht ‘kundravajtës’).
Top Channel