Problematika nga moti i keq ka pasur edhe në Qarkun e Elbasanit.

Intensiteti i reshjeve ka qenë i mesëm edhe i lartë, kryesisht në Bashkinë e Elbasanit niveli i lumit Shkumbin por dhe ai i përrenjve i Zaranikës dhe i Mandazeres të cilët përshkojnë të dyja anët e Elbasanit, kanë qenë në maksimumin e tyre.

Aksi rrugor nacional Elbasan -Librazhd është bllokuar për 40 minuta gjatë natës për shkak të rënies së gurëve pranë vendit të quajtur kthesat e Murrashit. është i bllokuar aksi rrugor Papërr -Pajun për shkak se prurjet e përroit kanë shembur një pjesë të rrugës. Në Bashkinë e Cerrikut është i bllokuar gjithashtu aksi rrugor Mollas -Frashër për shkak të rënies së një masivi dheu ku po punohet përpatrimin e tij. Ndërkohë në fshatin Gurabardh të Bashkisë së Elbasanit prurjet e mëdha të përroit të Zaranikës, kanë përmbytur tre shtëpi dhe një stallë bagëtish.

Është punuar gjatë gjithë natës nga Shtabet e Emergjencave Civile në Prefekturë dhe bashki, ekipet e zjarrfikseve gjithashtu për të pastruar ujin nga këto banesa. Gjithshtu disa banesa të tjera, rreth tre banesa  në bashkinë e Elbasanit në qytet katet e nëndheshme janë përfshirë nga uji, ku është dashur sërish ndërhyrja e zjarrfikësve për të heq ujin nga banesat. Në fshatin Bradashesh së Bashkisë së Elbasanit është rrezikuar nga përmbytja një lagje e tërë kanë qenë Shtabet e Emergjencave ato që devijimin e ujit duke bërë të mundur shpëtimin e kësaj lagjeje nga përmbytjet. Rreth 50 ha toka bujqësore në Njësinë Administrative Gjergjan në Elbasan është përmbytu, ndërkohë që probleme me energjinë elektrike ka pasur në disa zona të bashkisë së Librazhdit.

 

Top Channel