LIVE/ Trump kërcënon NATO-n, Gjermania dhe Britania refuzojnë Presidentin amerikan: S’kemi lidhje me Hormuzin! Mojtaba Khamenei në gjendje kritike Larry King nuk shkoi kurrë në universitet. Iu desh të fillonte punë me të mbaruar gjimnazin.
Ishte 23 vjeç dhe punonte në një poste kur u zhvendos në Miami me këshillë të një moderator të CBS i cili i tregoi sesi tregu mediatik në rritje ofronte asokohe mundësi të mirë për moderator radiofonikë pa eksperiencë. Mungesa e arsimit të lartë nuk e pengoi të shndërrohej në ikonën e televizionit që bota njeh sot.
Gjatë kohës që kaloi tek CNN, king fitoi dhjetëra çmime dhe emri I tij u kalua ne hollin kombëtar të famës së radios e shoqatës së transmetuesve. Përgjatë 25 vitesh, intervistoi mijëra njerëz të famshëm, politikanë, liderë botërore e figura të tjera publike. Në 1992 fitoi një çmim Peabody për mbulimin që i bëri zgjedhjeve presidenciale. Por ndërsa karriera e tij shkëlqeu, nuk pati dhe aq fat në dashuri. Larry king u martua tetë herë, lidhje këto nga të cilat kishte pesë fëmijë.
Moderatori legjendar, i shtruar në spital pas infektimit me Covid, u shua një ditë më parë. Mendohet se virusin e ka marrë nga një punonjës shëndetësor, që shkoi ta vizitonte në shtëpi.
Top Channel