Korçë/ Rikthehen reshjet e borës. Kush shkon në fshatrat turistikë, të pajiset me gomat e dimrit e me zinxhirë

23/01/2021 17:25

Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit. Në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës ka pasur reshje të dendura bore.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës janë intensive ndërsa trashësia ka shkuar deri më 6 cm.

Problem mbetet kilometri i 8 deri në kilometrin 14 ndërsa në terren ndodhen 2 borëpastruese.

Nga sektori i qarkullimit rrugor u bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të cilët do t’i drejtohen fshatrave turistike të pajisen me gomat e dimrit si dhe me zinxhirë.

Përsa i përket qytetit prej mëngjesit të sotëm ka patur dhe vijon të ketë reshje shiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA