Esmeralda Kamena tregon historinë e dhimbshme të jetës së saj dhe vuajtjet që e detyruan të lërë djalin e sapolindur në një familje të panjohur.
“Unë jam rritur te halla ime sepse mami dhe babi janë ndarë. Më ka lënë mami te halla kur kam qenë 6 muajshe Kam vuajtur shume sepse më kanë rrahur, më kanë torturuar. Halla dhe kushërinjtë më rrihnin çdo ditë.
Kur isha 11 vjeçe ika në Greqi se nuk i duroja dot më të rrahurat. Policia greke na ka ndjekur por kam shpëtuar. Rrija te një familje greke dhje punoja.
Kur erdha në shqipëri rrija nëpër rrugë, në shkallët e pallatit, krejt e vetme. Punoja kamariere në disa lokale nmë Tiranë, në Durrës punoja nëpër tallava si kamariere ose balerinë.
Pastaj ika prapë në Greqi. Bashkëjetoja me një djalë. Por kur mora vesh se isha shtatzënë ai më përzuri, më tha nuk mund të jetoj me femra që kanë fëmijë me burra të tjerë“.
Mes lotëve, Esmeralda tregon se shtatzënia erdhi nga një përdhunim. “Kam punuar në Patra, në një diskotekë, aty më kanë përdhunuar 5 vetë”.
Tani, ajo jeton në Gjermani me djalin e dytë pasi është ndarë nga bashkëshorti. Tregon se po studion dhe jeta e saj është shumë më mirë se më parë. Por Eltonin e kujton gjithmonë “I kam bërë një foto para se ta lija në shtëpinë e Elvirës, atë e ruaj kudo me vete. Eltonin e kam gjithmonë në mendje. Edhe Sebastianit, djalit tjetër i kam treguar për të. Ai e di dhe ditëlindjen e Eltonit në 1 mars dhe mezi pres ta shohë vëllanë, është shumë kurioz”.
Top Channel